Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD “ULTIMATUM” Bashës, e zbulon Grida Duma: Ka kohë deri nesër të largohet, ja strategjia e Partisë Demokratike...

Shkruar nga Newsbomb
PD “ULTIMATUM” Bashës, e zbulon Grida Duma: Ka kohë deri

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë një deklarate për mediat nga Elbasani, ka zbuluar “ultimatumin” që i është vendosur Lulzim Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër për t’u larguar, duke zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.

Më tej deputetja shtoi se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i “foltores”.

 “PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pas. I  kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas si kundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores” të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese