Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

PD u mblodh për reformim dhe pranoi vetëm propozimin e Bashës, Enno Bozdo: Komisioni s’mund të rrëzonte Kadillin dhe Harxhin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Demokrati Enno Bozdo ka folur pas mbledhjes së sotme të Komisionit të Përhershëm të PD, ku u paraqitën disa propozime për ndryshime në statut. U duk se PD e kishte marrë seriozisht reformimin pasi veç kryetarit Lulzim Basha, propozime kishin dorëzuar dhe Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi.

Por, siç është mësuar pas mbledhjes, Komisioni ka pranuar vetëm propozimin e Lulzim Bashës dhe asnjë nga ata të Kadillit dhe Harxhit.

Sipas Bozdos, Komisioni nuk duhet të skualifikonte propozimet e dy ish-kundërshtarëve të Bashës në garën për kryetar të PD, pasi bëhet fjalë për çështje të nxehta të partisë. Demokrati tha se çdo propozim duhet t’i kalonte Kryesisë.

“Ishin paraqitur 4 propozime që praktikisht binin në dy blloqe. Në një bllok që trajton statutin aktual dhe përmirëson rregulla të vogla, procedura dhe në një bllok tjetër, ku hynte propozimi i z.Kadilli dhe një rikonceptim të plotë të jetës politike të PD.

Komisioni me shumicë votash mendoi t’i përcillte kryesisë nesër vetëm draftin e Bashës, por qëndrimi im është që të gjitha propozimite politike që kanë të bëjnë me rikonceptimin e rolit të organeve të vecanta të partisë apo diskutimi për cështje të nxehta, mendoj që duhet të jenë të gjitha të trajtimit politik dhe vendimmarrjes së kryesisë së partisë, pra s’mund të merrte komisioni një vendim të tillë.

Në dijeni time propozimet e Bashës kaluan të gjitha. Unë mendoj se të gjitha propozimet politike kanë vlerë dhe nuk mund të hiqet nga tavolina”, ka thënë për mediat Enno Bozdo.

Më shumë

spot_img
spot_img