Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

PD tha se policia dhunoi gruan në Dibër, doktori i nxjerr bllof: Nuk kishte asnjë shenjë në trup

spot_img

Lajme të ngjashëm

73955a3e90193d39714f7faa94d7d0ed

Pas denoncimit të dhunës ndaj shtetases Afërdita Shehu nga Partia Demokratike, shefi i Urgjencës në Spitalin e Peshkopisë Hajri Lusha ka folur për situatën e pacientes.

Ndonëse PD pretendon se policia ka ushtruar dhunë ndaj gruas, doktori i ka hedhur poshtë këto akuza.

Në një prononcim për mediat, Lusha tha se pacientja shkoi në spital në gjendje të rënduar emocionale, gjë që është shkaktuar nga arrestimi i një prej familjarëve të saj.

Mjeku deklaroi se Afërdita Shehu nuk kishte asnjë shenjë dhune në trup dhe pacientja qëndroi më pak se një orë në spital.

‘Pacientja ka mbërritur në një gjendje të rënduar emocionale, sindroma neurotik me gjendje lipotomie, shkaktuar nga arrestimi i një prej familjareve të saj. Ajo ka marrë asistence të menjëhershme dhe i janë bërë kontrollet e duhura mjekësore, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur asnjë shenje dhunë. Këtë e konfirmon edhe fakti se pacientja ka qëndruar me pak se një orë në spital dhe prej orësh ndodhet në banesën e saj’, tha ai.

Lusha i bëri thirrje forcave politike të mos përhapin panik dhe të mos abuzojnë me situata të stisura.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img