Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

PD tha se do të hyjë në Kuvend, Gazmend Bardhi bën deklaratën e papritur: S’mund të jem në një sallë me kriminelët, Taulant Balla përfaqëson…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e 25 prillit dhe për vendimarrjen e PD për të hyrë në parlament. Për këtë të fundit, Bardhi është shprehur në “Syri Tv” se ende nuk ka një vendim për të hyrë ose jo në Parlament.

Mirëpo ky vendim bie ndesh me deklaratat e disa kolegëve të tij dhe vetë Bashës, të cilët konfirmuan pjesëmarrjen në Kuvend. Ai thotë se kjo është një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin, në shtator.

Më tej ai shprehet se nuk mund të qëndrojë në parlament me përfaqësues të krimit të organizuar.

“Për fat të keq ka ndodhur një masakër elektorale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator. E sigurtë është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri. Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit. Është një vendimarrje që do të duhet të mëndohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njetën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve”, u shpreh Bardhi.

Më shumë

spot_img
spot_img