Partia Demokratike ka kërkuar sot që të shtyhen zgjedhjet për rektorin e Universitetit të Tiranës, ndërkohë që në mbledhjen e komisionit të medias po diskutohet për kërcënimin e akademikëve.
Deputeti Luciano Boçi është shprehur se studentët dhe pedagogët janë të pasigurtë për të votuar për zgjedhjen e rektorit të ri për Universitetin e Tiranës. Sipas tij zgjedhjet kanë rënë dhe ministria duhet të gjejë zgjidhje. “Ministria të raportojë parlamenti të reagojë, pasi moreagimi ynë është visto për krimin” ka thënë Boçi.
Kreu i komisionit, Genc Pollo tha se në arsim ka ndërhyrje “Shullazikopolitiko”. Sipas tij, kandidatja për rektore Klodeta Dibra është e politizuar.
Deputetja Hafizi e pyetur në lidhje me situatën e zgjedhjeve të rektorit është shprehur duke thënë se: “Ne si politikanë nuk duhet të përfshihemi, me situatën duhet të përballen studentët dhe pedgogët”
Gjithashtu deputeti Alfred Peza bën thirrje që politika ti qëndrojë larg universiteteve ndërkohë që Fatmir Toçi është shprehur se deri tani sipas tij votimi është i lirë nga politika.