Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

‘PD të përgjysmojë pagat’, Bardhi i përgjigjet Ballës: S’keni nevojë të jepni gjysmën e pagës por taksën e korrupsionit që keni marrë këto 7 vite

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

646b19df182c17bb3a3198ec88b8a6d6

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ka kthyer përgjigje Taulant Ballës, i cili një ditë më parë i kërkoi PD-së që të jepnin gjysmën e pagave për njerëzit në nevojë prej situatës së koronavirusit.

Bardhi u shpreh se Partia Demokratike u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë pa mjete propagandistike. Ai i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste që ai dhe kolegët e tij të mos japin gjysmën e pagës sepse është një shifër qesharake, por taksën e korrupsionit në këto 7 vite qeverisje të Partisë Socialiste.

Nëpërmjet një lidhje për News 24, Bardhi theksoi se lloji i ndihmës që po bën qeveria neveritet nga Partia Demokratike, duke apeluar edhe njëherë për anullimin e konçesioneve. ‘Kam një kërkesë për Taulant Ballën dhe shokët e tij, nuk kanë nevojë të japin gjysmën e pagës sepse ajo është një vlerë qesharake, do duhet t‘u japin shqiptarëve taksën e korrupsionit që kanë marrë këto 7 vite. Të kthejë taksën e korrupsionit, të anulojë koncesionet dhe t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë Përfaqësuesit e PD-së janë çdo ditë në kontakt me qytetarët duke ndihmuar çdo ditë qytetarët në nevojë’, tha mes të tjerash Bardhi.

“Nuk dua të bëj batuta bajate me përfaqësuesit e një partie që ka braktisur dhe ka rrënuar vendin prej 7 vitesh por kam sigurisht një mesazh. Përfaqësuesit e PD-së janë çdo ditë në kontakt me qytetarët duke ndihmuar çdo ditë qytetarët në nevojë. Po ndryshe nga Balla, Xhaçka me shofer, që marrin nga 3 kameramanë ne kemi vendosur të mos bëjmë as foto, as video e as propagandë me qytetarët në nevojë. Ne nuk duam të përfitojmë nga mjerimi i pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Kjo është ta përdorësh për politikë. Ne e neverisim këtë lloj ndihme dhe kemi qenë pranë qytetarëve shqiptarë. Taulant Balla dhe shokët e tij në parti e dinë shumë mirë se strukturat tona po ndihmojnë sa munden familjet në nevojë por ne nuk bëjmë foto.

Propagandën dhe show-n ia kemi lënë asaj partie që gjithmonë i ka përdorur qytetarët për propagandën e tyre. Do ndihmojmë pa bërë shoë e propagandë. Kam një kërkesë për Taulant Ballën dhe shokët e tij, nuk kanë nevojë të japin gjysmën e pagës sepse ajo është një vlerë qesharake, do duhet t‘u japin shqiptarëve taksën e korrupsionit që kanë marrë këto 7 vite. Të kthejë taksën e korrupsionit, të anulojë koncesionet dhe t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë. Ato pako që ndajnë Balla, Xhaçka e me radhë janë lekët tona, që vijnë nga buxheti i shtetit apo nga bizneset. Ne nuk pozojmë me një shishe qumësht, një pako oriz dhe një makarona”, përfundoi Bardhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img