Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për euro bondin prej 500 milion euro, duke akuzuar qerverinë se merr borxh për të shlyer borxhe, duke mos bërë asnjë investim.
Reagimi i Tabakut:
Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjeçarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!
Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.
Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!
Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD!