Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e Yuri Kim, PD: Sulmi i Berishës ndaj SHBA, solidarizim me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e Yuri Kim, PD: Sulmi i Berishës ndaj SHBA, solidarizim me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se Partia Socialiste dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mbështeten nga persona të cilët janë shpallur “ Non Grata” nga SHBA, për korrupsion.

Më tej Bardhi thekson se sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e kryeministrit Edi Rama.

Ky reagim i Bardhit ka ardhur pas deklaratave të  ambasadores Yuri Kim e cila pyeti kandidatët çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata.

“2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës.

Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.

Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!", shkruan Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu