Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD, Strazimiri akuzon qeverinë: Krimi ka hapur zyrë pune në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka risjellë në skenë rrëzimin e helikopterit me drogë në Malaga të Spanjës që drejtohej nga piloti shqiptar Sokol Feka. Sipas selisë blu, kjo ka zbuluar sërish vendin tonë si një shtet ku krimi ka hapur zyrë pune.  

“Në seancë plenare, kryeministri raportoi se në Malaga u rrëzua një helikopter me drogë. Ministria e Mbrojtjes e cilësoi ngjarje të pakëndshme, por e vërteta është se në Spanjë ka ndodhur më shumë. Rilindja e strukturave kriminele me ish punonjës të Shtëpisë së gjetheve, i ka dhënë dorë të lirë organizatave krimianle. Krimi ka hapur zyrë pune në Shqipëri” tha deputeti Strazimiri.

Sipas tij, qeveria nuk i sheh e nuk i dëgjon këto dhe është kthyer në vend me ofertë për krimin, që rekruton këdo, madje dhe ushtarakë të lartë, që kanë akses në të dhënat e NATO.

Sipas Strazimirit, nëse helikopteri nukdo përfundonte në telat elektrike në Spanjë, piloti do kthehej si zakonsiht në punë, ndoshta duke transportuar Saimirin e kryeministrit që tregon sukseset e policisë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese