Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD-së "nuk i del e keqja", kallëzon në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri që njohu kuvendin e Berishës (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
PD-së "nuk i del e keqja", kallëzon në SPAK gjyqtarin

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në dokumentin e dorëzuar në SPAK nga Gazmend Bardhi, thuhet se gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes, derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD në lidhje me ndryshimet statutore.

Në kallëzim theksohet se gjyqtari Zhukri ka shkelur rëndë ligjin, duke marrë një vendim pa patur më parë një vendim të formës së prerë, për pasqyrimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut.

“Më 23 Mars, ai caktoi seancën në mënyrë të pashpjegueshme, megjithëse vendimi i gjyqtares tjetër për regjistrimin e ndryshimeve statutore nuk është zbardhur dhe nuk na është komunikuar. PD ka ankimuar edhe vendimin, duke qenë se gjykata nuk është shprehur për të gjitha kërkesat e saj. Për shkak të ankimimit, në Regjistrin e Partive Politike nuk janë pasqyruar ndryshimet statutore të 17 korrikut", thuhet në kallëzimin e PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll