Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
51 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

PD rendit “rekordet e zeza” të Ardi Veliut, Bardhi: Sot Policia e Shtetit ka një bandit më pak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar pas zyrtarizimit të largimit Ardi Veliut nga kreu i Policisë së Shtetit.

Përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD thotë se me largimin e tij “Policia e Shtetit sot ka një bandit më pak”.

albsig

spring

Bardhi përmend edhe disa nga “rekordet e zeza” të policisë, sipas tij, nën drejtimin e Veliut.

Ky i fundit i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, ku shprehej se do t’i përkushtohet familjes.

Deklarata e Sekretarit të Pergjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës.

Nën drejtmin e policisë nga Ardi Veliu:

Shqipëria u rendit ndër vendet kryesore për trafikimin e drogave nga kokaina tek kanabisi.

Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë ne listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave të pista.

Të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësuan, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve.

Dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë.

Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve, për të blerë vota  për partinë në pushtet.

Ardi Veliu nuk është as i pari, as i fundit drejtor policie që gjatë këtyre 8 viteve largohet me turp, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe qytetarëve. Kjo histori do të përsëritet përsa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të trondisin qytetet tona.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img