Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD refuzon sërish kërkesën për bashkëpunim nga Rama: Është autori i masakrës elektorale, detyra jonë të vazhdojmë luftën për kthimin e demokracisë në vend

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, ku bëri sërish thirrje për bashkëpunim.

Me anë të një deklarate PD thotë se Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

PD shkruan se është detyrë e tyre që vazhdojnë të luftojnë për kthimin e demokracisë në vend.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img