Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

PD refuzon raportimin e Ardi Veliut: Kriminel me uniformë, vrapoi të manipulonte vrasjen e Lear Kurtit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku mesditën e kësaj të premteje ishte duke raportuar Ardi Veliu, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Deputeti Flamur Noka ka marrë fjalën dhe ka sulmuar Ardi Veliun, duke e cilësuar si “kriminel me uniformë”, si dhe e ka akuzuar për manipulimin e disa ngjarjeve tragjike, më e fundit ajo e 32 vjeçarit Lear Kurti.

“Sot, para deputetëve është ulur një ish-oficer policie dhe drejtues policie, sot në rolin e drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Është ulur një individ që në rast se në këtë vend do kishte shtet ligjor, në rast se në këtë vend do kishte demokraci dhe jo autokraci, në rast se në këtë vend do kishte drejtësi, zotëria duhet të ishte para drejtësisë”, u shpreh ai.

Më tej, Noka përmendi ngjarjen e Elbasanit ku pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani; vrasja e të riut Klodian Rama nga një efektiv i “Shqiponjave” në Tiranë dhe vdekja e Lear Kurtit.

 

“Eshtë manipuluar ngjarja e Elbasanit, me fakte dhe prova, me zë dhe figurë. Është manipuluar vrasja e Klodian Rashës dhe u etiketua si armik, kriminel, iu vu dhe arma në dorë. Pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurtit, vrapoi po ky zotëri të manipuloi ngjarjen. Bëri kriminel të vdekurin.

Standardi juaj është që kriminelët ti bëni drejtor, që krimit ti jepni pushtet. Por ky nuk është standardi i shqiptarëve, nuk është standardi i opozitës. Ne refuzojmë që një kriminel me uniformë ta pranojmë si titullar që të na raportoj këtu në emër të ligjit. Ai duhej të ishte viktimë e ligjit”, tha deputeti Flamur Noka.

Më shumë




spot_img








spot_img