Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD reagon sërish për deklaratën e Berishës pas dëshmisë në Prokurori: Mbi gjakun e demokratëve kërkonte të negocionte “non grata-n”

Shkruar nga Newsbomb
PD reagon sërish për deklaratën e Berishës pas

Partia Demokratike ka reaguar sërish për deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi doli nga Prokuroria e Tiranës, ku dha dëshminë për protestën e 8 janarit.

PD me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vetëm një person në hall të madh gënjen në këtë mënyrë shqiptarët.

Ndër të tjera thotë “Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij”.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD

Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN” thuhet në postim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll