Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

PD reagon për deklaratat e Bledi Çuçit: Familjet shqiptare po paguajnë faturën e bashkëpunimit mes politikës dhe krimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike reagon pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili sot doli për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin, aksidente me vdekje dhe vrasje për shezlongë. Nga selia e PD, Enkelejd Alibeaj tha se familjet shqiptare po paguajnë faturën e bashkëpunimit politikë-krim.

“Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’. Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Lexo edhe: Ministri Çuçi drejton gishtin nga gjyqtarët: Çojnë në shtëpi personat që ne kapim me armë! Paralajmëron furtunë në Polici: Ndryshime në Drejtori dhe Komisariate

Ndërkohë, më herët ministri i Brendshëm tha se Policia nuk mund të çarmatosë e vetme gjithë popullin shqiptarë pas hapjes së depove në vitin 1997. Ai kërkoi bashkëpunim të të gjithë aktorëve, si drejtësia dhe institucionet e tjera.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.

Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.

Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.

Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin.

Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.

Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img