Hapësire reklamuese

Politikë

PD reagon për debatin e ashpër në Parlament, Bogdani: Meta porositës i dy vrasjeve

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike Greti Bogdani, ka reagur për debatin e ashpër ditën e sotme në Parlament, midis deputetes së PD, Jozefina Topalli dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Ilir Meta duhet të jetë i fundit të ketë kurajon të përbaltë Parlamentin, pasi ai vjen nga një porosi vrasjeje për dy deputetët e Parlamentit. Ilir Meta duhet të jetë i fundit të ketë kurajon të ofendojë në Parlament, pasi vjen nga një proces i manipulimit të votave në zgjedhje”, ka thënë Bogdani.

Debati i ashpër në Parlament nisi pas kërkesës së ish-kryetares së Kuvendit për kryetarin aktual Ilir Meta, ‘’që të mos u bëjë presion shkodranëve për të dhënë votën’’, Meta i ka kthyer deputetes përgjigje duke e quajtur ‘’të pacipë’’ dhe në aleancë ''me atë që e quante Topallin moldave’’.

Lexo edhe: Debat i ashpër në Kuvend, Topalli-Metës: Ti je mafia! Meta: Je e pacipë, ke aleat atë që të quante ‘’moldave’’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu