Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

PD reagon për atentatet në vend: Katër të vrarë në një javë, krimi i bën karshillëk shtetit dhe vepron nën hundën e Policisë

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot, ku mbeti i varë një 27 vjeçar dhe u plagos rëndë një tjetër. Duke ju referuar dhe atentatit të trefishtë një javë më parë, selia blu thotë se krimi i organizuar po i bën karshillëk shtetit, duke vepruar nën hundën e Policisë.

“Partia Demokratike nuk dëshiron të bëjë politikë me vdekjen, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mbyllim sytë para një emergjence kombëtare. Nuk kemi të bëjmë me luftë bandash, dhe as rivalitet, por me kapitullim. Ndër dy të ngjashmit, për të zezën e qytetarëve, luftën po e fitojnë ata që i bëjnë punët e zeza me kohë të plotë”, ka thënë Indrit Hoxha, sekretar për Diasporën në PD.

Deklaratë e Sekretarit për Diasporën nga selia e PD

Rendi dhe siguria publike në Shqipëri janë përkeqësuar duke dalë jashtë kontrollit në harkun e një jave. Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë në atentate të përgjakshme, nën hundën e Policisë së Shtetit, dhe në akse rrugësh të rrahura kombëtare, janë shenjë se qeveria nuk menaxhon vendin.

Ajo thjesht mbikëqyr korrupsionin.

Mbrëmë në Milot dhe një javë më parë në Fushë Krujë, krimi i organizuar dëshmoi se është më prezent dhe më i sofistikuar se shteti. Për faktin e thjeshtë se shteti nuk e tremb më, por duke qenë pushtet e jo shtet, bashkëpunon me të.

Partia Demokratike lëshon sot thirrjen kombëtare për trajtimin si emergjencë të rendit dhe sigurisë publike. Përfshijmë në këtë thirrje të gjithë aktorët relevantë të cilëve u bëjmë me dije se Shqipëria nuk menaxhohet më nga qeveria e para 9 viteve.

Përgjegjësitë, si për rendin, si për korrupsionin, si për të palarat e këtyre 9 viteve, duhen kërkuar në të sotmen, jo në dekadën e shkuar.

Arsyet e acarimit të elementëve kriminalë, nuk kanë të bëjnë me gjë tjetër veçse me ndarje territoresh, me zona influence, hapësira që lejohen, jo vetëm nga paaftësia qeveritare, por sidomos nga implikimi qeveritar.

Bota e krimit nuk po i bën karshillëk qeverisë. E kundërta, ajo nuk shqetësohet më prej forcës së shtetit, sepse e sheh si partner dhe si të ngjashëm.

Partia Demokratike nuk dëshiron të bëjë politikë me vdekjen, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mbyllim sytë para një emergjence kombëtare.

Nuk kemi të bëjmë me luftë bandash, dhe as rivalitet, por me kapitullim. Ndër dy të ngjashmit, për të zezën e qytetarëve, luftën po e fitojnë ata që i bëjnë punët e zeza me kohë të plotë. 

Kjo e bën Shqipërinë një vend në rrezik, dhe cdo rrezik përballet me emergjencë dhe zgjidhje kombëtare. Një qeveri që ka kapitulluar duhet të hapë rrugën. Rrugë tjetër nuk ka!

Më shumë