Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD reagon pas vendimit për vetting-un: E respektojmë gjykatën, por procesi do jetë nën kontrollin e kryeministrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2250cc85689f5b4ea8d1718bb92e776f

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzuar kërkesën e saj për shfuqizimin e ligjit të vetting-ut.

PD thekson se e respekton vendimin e gjykatës, por procesi i vetting-ut, sipas saj, do të jetë totalisht nën kontrollin e kryeministrit.

Reagimi i plotë i PD-së:

Partia Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.

Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.

Kontrolli qeveritar i vetingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika.

Lexo edhe: Çfarë është vettingu dhe çfarë do të ndodh tani që ligji hyri në fuqi

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img