Hapësire reklamuese

Politikë

PD: Rama nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin e organizuar në lista

Shkruar nga Newsbomb
PD: Rama nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin e organizuar në lista

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa, ka reaguar pas deklaratës së Ramës sot se kush akuzon se po bën pazare, është duke thënë broçkulla.

Në një deklaratë nga selia blu, ai u shpreh se Rama kërkon të amnistojë personat me precedent penal, pasi pa krimin e organizuar në lista nuk mund të fitojë dot në zgjedhje.

Deklarata e plotë:

Pazari i rinovuar i vitit 2008 midis Ramës dhe Berishës po shfaqet publikisht përdit e më shumë për qytetarët shqiptarë.

Rama bashkë me partnerin e tij të vjetër, Berishën, më në fund gjeti mundësinë që të legjitimojë dëshirën e tij të kaherëshme për të mospenguar të kandidojnë persona me preçedentë penal.

Edi Rama, nepermjet Damian Gjiknurit, kerkon qe te amnistoje personat me precedente penale per te qene kandidate. Kjo per faktin se Rama e ka te pamundur te fitoje pa krimin e organizuar ne lista, ndersa partneri i tij strategjik kerkon te amnistoje veten qe te mundet te jete pjese e listave ne zgjedhjet e vititit te ardhshem.

Fakti që partia demokratike nuk do të pranonte kurrë një pazar të tillë e detyrojë Edi Ramën të kthehet nga partneri i tij i vjetër, të cilët ndajnë të njëjtat halle dhe të njëjtat objektiva siç është dhe sulmi ndaj SPAK dhe organeve të drejtësisë.

Pazarit të dyshës Rama-Berisha për të mbyllur listat, për mos të lejuar diasporën të votojë, për ti dhënë Ramës në tavolinë 6 mandate si pasojë e kësaj ndarje rajonale, ju shtua dhe një element i ri siç është goditja përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit.

Fakti që Rama pati guximin të propozojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit vetëm pasi mbylli pazarin e radhës me Sali Berishën, tregon që bashkëpuntorët e vjetër e kanë gjetur përsëri rrugën për të dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe për të ruajtur interesat personale.

Kërkesat e të gjithë partive politike si dhe të grupeve të interesit për hapjen e listave për votimin e disporës, për votimin elektronik për barazinë e votës nuk u dëgjuan nga dyshja Rama-Berisha, të cilët me pazarin e radhës duan ti imponojnë qytetarëve vullnetin e tyre, madje duke kandiduar dhe njërëz me preçedent penalë të cilët ligji i dekriminalizimit i pengon.

Partia Demokratike do kërkojë nga të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë që ti bashkohen betejës së saj për të pastruar politikën nga kriminelët, për ti dhënë mundësi shqipëtarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, për ti dhënë mundësi diasporës që të votojë masivisht dhe pa asnjë pengesë, si dhe për ti dhënë votës të njëjtën peshë nga Kukësi në Gjirokastër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese