Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

PD publikon videot dhe denoncon: Prokurori i Elbasanit me dy deklarata të ndryshme për “ML-në” e zezë, ja si mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj ka denoncuar me video prokurorin e Elbasanit që ka në dorë çështjen e ngjarjes së Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Alibeaj shprehet se prokurori bëri dy deklarata kontradiktore, njërën para dhe tjetrën pas zgjedhjeve. Siç duket edhe në video, prokurori shprehet fillimisht se në “ML-në” e zezë nuk ishin gjetur para’ dhe karta identiteti, ndërsa në deklaratën e dytë pas zgjedhjeve thotë të kundërtën.

Sipas Alibeaj, kjo është mënyra se sip o mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi dhe video e publikuar nga Pd është vetëm maja e ajsbergut, duke paralajmëruar që do të ketë denoncime të tjera.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Te dashur qytetarë,

Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë.

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.

Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit.

Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.

Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi. Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.

Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img