Hapësire reklamuese

Politikë

PD publikon foton e Ndriçim Jonuzit krah kryebashkiakut dhe i përgjigjet Ramës: Sulmuesit janë njerëzit e tu

Shkruar nga Newsbomb
PD publikon foton e Ndriçim Jonuzit krah kryebashkiakut dhe i

Partia Demokratike i është përgjiigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku mbeti i mbeti i plagosur brenda zyrave të PD sekretari Bledar Okshtuni, s’ka asnjë motiv politik.

PD ka publikuar një foto ku shihet autori i ngjarjes së djeshme Ndriçim Tahiri (Jonuzi), me krybashkiakun e Kavajës, Redian Krali, Markel Shtyllën, Shef i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini, duke pretenduar kështu se ata janë njerzit e Ramës.

PD shkruan se ishte një sulm sulm kriminal kundër demokracisë.

“Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do fitojmë dhe do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë,” shkruan PD në deklaratën e saj.

Kujtojmë që Rama pak më parë tha se duket se ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD.

Edhe pak minuta më parë, vetë autori i dyshuar Ndriçim Jonuzi (Tahiri) publikoi një video-mesazh nga arratia dhe sqaronte se “nuk i vinte fare mirë” që Lulzim Basha e cilësonte si socialist, pasi ai kishte sakrifikuar shumë për PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll