Hapësire reklamuese

Aktualitet

PD protestë në Kukës, Basha: Vendi pa qeveri, dekriminalizimi një emergjencë kombëtare

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike e ka zhvendosur protestën e saj të radhës në qytetin e Kukësit për të kërkuar dorëheqjen e kreut të kuvendit ilir Metës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se dyshja Rama-Meta janë zhytur në një korrupsion të shfrenuar, ku po bëjnë garë kush të kapë më shumë tendera dhe konçesione.

“Çdo ditë e më shumë qeveria po e zhyt vendin në skamje dhe në papunësi, në borxhe vuajtje dhe mjerim. Por koha nuk pret sepse çdo ditë që kalon është një ditë më shumë në dëshpërim. Kukësi dhe mbarë Shqipëria kurrë nuk kanë qenë më të pashpresë se sot për shkak të rrënimit ekonomik. Nuk ka vende pune, nuk ka mirëqënie, janë mbyllur të gjitha rrugët dhe shtigjet, janë rritur tarifat e arsimit dhe taksat në qiell. Ky vend nuk ka qeveri. Këta janë një grusht njerëzish me pushtet që bëjnë të kundërtën e asaj për të cilën janë votuar”, tha kreu i PD.

Basha tha se kryetari në ikje i Bashkisë së Kukësit pasi vodhi dhe braktisi qyetarët e gjeti strehën aty ku gjejnë strehën të gjithë maskarenjtë, te LSI. Basha tha se dekriminalizimi është kthyer në një emergjencë kombëtare dhe se Partia Demokratike do ti nxjerrë të gjithë banditët nga zyrat me çdo mënyrë.

Në fjalën e tij deputeti i PD Flamur Noka, tha se qeveria e ka braktisur qytetin e Kukësit dhe e ka zhytur në skamje dhe varfëri ekstreme.

“Kanë fshirë me gomë të gjitha premtimet, mjekësinë falas, uljen e çmimit të energjisë e 300 mijë vendet e punës. Ku është energjia me çmim më të ulët, ku është rendi dhe siguaria e premtuar”, tha Flamur Noka.

Noka tha se bandat me rekorde të tmerrshme kriminale janë hequr nga rrugët dhe janë çuar në kupolën e shtetit dhe tashmë kanë nisur të lajnë hesapet më njëri-tjetrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu