Hapësire reklamuese

Politikë

PD prezente në komisionin e Ekonomisë: Tabaku: Më vjen keq, Shqipëria do të ketë vështirësi më 28 qershor

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është mbledhur komisioni i Ekonomisë, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e PD.

 Në komision ka marrë fjalën deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila u shpreh me keqardhje se në 28 qershor Shqipëria do të ketë vështirësi.

“Më vjen keq por në 28 qershor vendi do të ketë vështirësi. Duhet të na vijë turp që Shpiëria ka lidhje me drogën dhe me krimin” u shpreh Tabaku.

Më tej ajo vijoi të përsërisë kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi sipas saj po pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

“Sot në burg janë 4 kuksianë ndërkohë që jashtë burgut 2 ministra të përfshirë në trafikun e drogës”, tha deputetja demokrate.

Gjithashtu Tabaku bëri me dije se deri më 28 qershor PD do të jetë në komisionet parlamentare.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.