Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD prezanton planin për Shëndetësinë, Basha: Do hapim fakultet të ri mjeksor, pagat e mjekëve do të jenë 1200 euro dhe infermjerëve 700 euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

010e8a6fc761f694a8d1a01304d36af1

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka prezantuar sot programin shëndetësor i cili do të vihet në zbatim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij në fokus të programit është pacienti dhe rimëkëmbja e shëndetësisë.

Basha është shprehur se sapo të vijnë në pushtet pacientët do të kenë një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian. Ndër të tjera kryetari i PD u shpreh se ka punuar me ekspertët më të mirë për planin e shëndetësisë dhe se ky plan do të shërojë Shqipërinë.

Pjesë nga nga deklarata e Lulzim Basha:

Për të patur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tone. Sepse kur renkon i gjithe vendi, te gjithë jemi sëmurë.

Për këtë arsye  kam pasur nderin dhe privilegjin të punoj me ekspertët më të mirë për plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë, për planin tonë të shëndetësisë ne i qëndrojmë të njëjtave parimeve si me planin e ekonomisë, një plan serioz dhe të zbatueshëm, sepse të gjithëve na ka ardhur në majë të hundës nga premtimet boshe. Me këtë plan ne do e shërojmë Shqipërinë.

Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj. Plani ynë shëndetësor do te ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj.

Sot ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian.

Kreu i partisë demokratike gjatë prezantimit të programit për shëndetësinë tha se pacienti do ta vendosë vetë se në cilin spital dhe mjek do të kurohet. Ai thotë se mjekët dhe infermierët nuk do të largohen më nga vendi ynë dhe premton pagën 700 euro për infermierët dhe 1200 për mjeket.

Ja disa pika kryesore të planit tonë:

 -Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni. Spitalet publike do të riorganizohen.

-Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

-Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

– Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

– Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

-Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

– Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

-Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img