Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Mër
14 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

PD prezanton DETYRAT e Qeverisë Tranzitore, Basha: Kryeministri dhe ministrat duhet të jenë jashtë konfliktit të interesit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

75dd23a49788a839c02f5f15f69bbc05

Në mbledhjen e sotme të opozitës së bashkuar, përvec platformës së Zgjedhjeve të Lira dhe të Ndershme janë prezantuar edhe detyrat e Qeverisë Tranzitore.

‘Do prezantoj 10 detyrat kryesore që qeveria tranzitore do të ketë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, që do vetëm vullnet politik, që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat të jenë jashtë konfliktit të interesit’, u shpreh Basha.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të

  letërnjoftimeve.

  1. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  2. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  3. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  4. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për   opozitën.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

  • • Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
  • • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
  • • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
  • • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

  • • Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
  • • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
  • • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
  • • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
  • • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.

    (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

  • • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
  • • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
  • • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

  • • Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
  • • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
  • • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
  • • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
  • • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
  • • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
  • • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
  • • Përditësim i hartave zgjedhore.
  • • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
  • • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • • Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
  • • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
  • • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img