Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“PD po shkon drejt përçarjes”, Alizoti flet për vështirësitë e fëmijërisë: Nuk jam në parti për Bashën apo Berishën, por për njerëzit e mi pa varr

Shkruar nga Newsbomb
“PD po shkon drejt përçarjes”, Alizoti flet për

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti është shprehur mbrëmjen e sotme se Partia demokratike është pranë përçarjes për shkak të përplasjes Basha – Berisha.

“Tensioni është aq i madh sa je gjithë kohës:  O je me mua o nuk je me mua. Dhe po intimidohen të dyja palët. “Unë nuk jam me palët, se nuk jam pjesë e krizës. Kriza ka ardhur nga 2 figurat e PD. Kjo gjë nuk më përfshin as mua as grupin parlamentar  dhe as njerëz të tjerë”, tha Alizoti duke shtuar se personat që janë pjesë e konfliktit kanë përgjegjësi historike.

“PD është drejt çarjes. Personat që janë pjesë e konfliktit kanë përgjegjësi historike mbi këtë parti e cila përfaqëson ata që nuk jetojnë më, ata që jetojnë sot dhe ata që do jetojnë nesër”, shtoi ai.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Alizoti tregoi edhe për vështirësitë në fëmijërinë e tij, pasi u shpreh se ka qenë në një familje të internuar, ku babanë e ka patur në burg. Alizoti u shpreh se shumë nga familjarët e tij janë edhe sot e kësaj dite pa varr, për shkak se janë pushkatuar në kohën e komunizmit. Siç tha ai, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ai është pjesë e politikës.

“Esenca e themelimit  të PD-së ka qenë mendimi  ndryshe.  Unë nuk jam në PD as për Berishën as për Bashën, unë jam në në PD, për arsyet e mia historike, për njerëzit e mi pa varr. Ne familjen time ka vetëm dy varre që është vetëm ime më dhe im atë. Gjyshërit e mi nuk dihen ku janë. Une kam lindur ne internim dhe kam parë tim atë në Spaç, kam par tmerret e komunizimit”, tha Alizoti.

“Kur Edi Rama shëtiste nëpër bllok unë isha në internim, jetoja në kasolle. Për mua ky ëhstë misioni i madh i historisë sime”, vijoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll