Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“PD po fundoset si Titaniku”, Kreshnik Spahiu: Duka sapo iku, pas tij do largohen Dule, Idrizi dhe Shehi. Në fund do mbeten “Kapiteni plak” dhe “Violinisti” që nuk e dëgjon askush

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se Partia Demokratike po fundoset si Titaniku dhe të gjithë po largohen.

Sipas tij, i pari që u largua është Agron Duka, ndërsa pas tij do të ikin edhe Ndoka, Dule, Idrizi dhe Shehi, dhe në fund 3 deputetët e LSI-së. Spahiu thotë se në fund në anije do të mbeten “Kapiteni plak” dhe “Violinisti” që nuk e dëgjon askush, të cilët do marrin me vete çelësat e anijes mes ndryshkut, e cila nuk do i vlejë askujt.

“PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi….. Pas tyre 3 deputetë e LSI. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado. Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drejt oqeanit. Do mbetet në fund  “Kapiteni” plak dhe “violinisti” muzikën e të cilit nuk e dëgjon askush. Të dy do marrin me vehte çelsat e anijes thellë mes ndryshkut të një relike që nuk do i vlej askujt. Koha do prodhojë mijëra anije më të mëdha dhe më të shpejta, që do mbërrijnë në destinacionin që keni ëndërruar”, shkruan Spahiu.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img