Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

PD përshëndet negociatat me Greqinë, Çollaku: Urojmë të dalë me sukses

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në emër të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në këtë forcë politikë dha se kjo parti mbështet rihapjen e negociatave me Greqinë. Deklarata u bë në emisionin “Arena” të Dritan Hilës.

Çollaku tha se do ta përshëndesin marrëveshjen nëse ajo përfundon me sukses, por edhe nëse nuk ndodh përsëri nuk do ti quajë tradhëtarë ata që negociuan.

“Që të mbyll qëndrimin e PD. Mbështesim rihapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Urojmë dhe shpresojmë që këto të dalin të suksesshme. Absolutisht nuk paragjykojmë dhe jemi të gatshëm të përshëndesim çdo rezultat”, u shpreh Çollaku.

Hila: Je konsultuar me PD për këto që po thua?

“Unë po flas si funksionar i PD, e përshëndesim hapjen e negociatave. Është e vonuar ka 5 vite që vonohet. Le të urojmë që të dalim me sukses. Nëse dalin me sukses do ta urojmë dhe përgëzojmë grupin negociator të ministrisë së jashtëm, qoftë teknik që do krijohet nesër. Në rast se nuk do tia dalin me sukses nuk do ti themi tradhtar dhe nuk do ta përdorim politikisht”, përfundoi Çollaku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img