Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD, Paloka: Dekorimi i funksionarëve komunistë, thikë pas shpine për shqiptarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0c2c95b3da45b05ef2f3fb7708f1abb0

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar sot në shtyp lidhur me dekorimin që Ministria e Mbrojtjes u ka bërë 1 vit më parë shumë funksionarëve të PPSH-së, por lista e plotë deri më tani ishte mbajtur sekret.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e ka konsideruar këtë vendim si monstuzo dhe një thikë pas shpine për shqiptarët nga qeveria. Ai është shprehur se përballja me “bijtë e etërve komunistë” do të nis më 8 dhjetor.

Lexo edhe: Medaljet e ‘29 Nëntorit’, dekorata për funksionarët e PPSH. Ministria e Mbrojtjes i nderoi 1 vit më parë

Deklarata e plotë e Edi Palokës:

Dekorimi nga Edi Rama i xhelatëve më të urryer të regjimit komunist, i hetuesve, prokurorëve e gjykatësve që kanë vrarë pa gjyq, kanë dënuar me vdekje, kanë internuar, torturuar e dhunuar mijëra qytetarë gjatë diktaturës, është një akt i pashembullt armiqësie, është një dënim i dytë që i bëhet familjeve të viktimave dhe gjithë shoqërisë që ka vuajtur për 45 vjet privimin e çdo të drejte dhe lirie, që ka vuajtur deri në krizën e urisë, nga pushteti i Enver Hoxhës.

Ky vendim monstruoz është marrër nga qeveria me rastin e 70 vjetorit të çlirimit, dhe është mbajtur i fshehtë për një vit, por u zbulua nga investigimi i Gazetës Shqiptare.

Dekorimi i xhelatëve është një thikë pas shpine që u bëhet shqiptarëve, një provokim i një regjimi të ri, që po dëshmon se ka rrënjë e mendësi të përbashkëta me dikaturën gjakatare komuniste.

Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot.

Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit.

Edi Rama dhe ministrat e tij, 25 vite pas rënies së diktaturës po dëshmojnë se janë bijtë e etërve, janë vijimësia e kohës më të errët që ka kaluar kombi, e diktaturës më të egër në gjithë lindjen.

Dekorimi i vrasësve të diktaturës është medalja e turpit e një regjimi të korruptuar e kriminal, që po shtyp çdo ditë shqiptarët.

Por , të nderuar qytetarë, ashtu si 25 vite më parë, shqiptarët do të dinë ti japin përgjigjen e merituar bijve të korruptuar të etërve komunistë.

Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim. Asnjë regjim, nuk ka fituar dot mbi popullin. Dhe ky i sotmi, regjimi i krimbur në korrupsion e krim, që glorifikon diktaturën, i ka ditët e numëruara.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img