Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
0.5kmh
20 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
28 °
Hën
31 °
Mar
34 °
E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

PD padit në SPAK Ramën në prag zgjedhjesh: Kërcënoi mësuesit dhe infermierët me vendin e punës (DOKUMENTI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale lidhur me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhje.

Sipas padisë së PD, në themel qendron “kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe ‘Infermierë për Shqipërinë’”.

albsig

PD i referohet bisedës së djeshme të Ramës me ministren Milva Ekonomi, ku tha se ‘vend i punës mbrohet me votë, ku sipas tyre kjo përbën shantazh dhe kërcënim.  

“Mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritën e tyre, por duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtimin e paditur, përfundon në drejtim të paditur çdo gjë në këtë vend”, tha Rama në bisedën me Ekonomin.

Sipas PD mbi kryeministrin Edi Rama qëndrojnë  4 vepra penale që SPAK duhet të hetojë:

– Shpërdorimi i detyrës

– Korrupsion aktiv në zgjedhje

– Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

– Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

“Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”, deklaron PD.

PD sjell në vëmendje se në administratën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013.

“Nga këta 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2.500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal.

Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve.”- thuhet në padinë e PD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img