Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD padit në Prokurori kryebashkiaken e Roskovecit: Bëri punësime të paligjshme në kohë fushate

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike e degës së Roskovecit ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Me anë të një publikimi zyrtar në rrjete sociale, PD Roskovec thotë se ka fakte që janë ushtruar presione dhe janë bërë punësime në kohë fushate, gjë që është e paligjshme sipas nenit 328/a të kodit penal.

Nga ana tjetër, Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier nëpërmjet shkresës zyrtare datë 20/04/2021 me nr.prot 441/1 bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njejtën akuzë.

Bufi akuzohet për “Perdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”.

Denoncimi i plotë i PD Roskovec

Njoftim publik per mediat!

Partia Demokratike Dega Roskovec ju ben me dije se pas masakres zgjedhore qe ju jeni deshmitar te gjithe sesi Edi Rama dhe bandat e tij ne 25 Prill moren nje fitore te vjedhur me shantazhe per buken e gojes dhe vendin e punes, pressione, blerje votash dhe çdo forme tjeter dhune e ushtruar ndaj qytetareve, ka depozituar me fakte dhe prova kallezim penal ndaj Kryetares se Bashkise Roskovec, Majlinda Bufi, prane Prokurorise se rrethit gjyqesor Fier.

PD Roskovec ka dorezuar shkresen ne date 07/04/2021 me akuzen “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore, saktesisht: punesime te paligjshme ne kohe elektorale”, te parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Prokuroria e rrethit gjyqesor Fier nepermjet shkreses zyrtare date 20/04/2021 me nr.prot 441/1 ben me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlida Bufit per te njejten akuze.

Procedimi Penal mban nr: 309 dhe date 08/04/2021. Ne, inkurajojme dhe mbeshtesim Prokurorine dhe te gjitha organet ligjzbatuese qe t’i shkojne deri ne fund kesaj çeshtje dhe te vihen perpara drejtese me pranga ne duar, te gjithe ata qe me kane futur duart ne zgjedhje per te deformuar vullnetin e qytetareve me manovra te paligjshme.

183035830 235607858319021 34325370956672650 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img