Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

‘PD nuk heq dorë nga qeveria tranzitore’, Bylykbashi: Rama do t’i masakronte përfaqësuesit e PS nëse…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore.

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka theksuar sot se ky është një kusht që nuk diskutohet.

Bylykbashi u shpreh së është i vetëdijshëm që PS nuk mund ta pranojë qeverinë tranzitore, pasi sipas tij ‘Edi Rama do t’i masakronte politikisht përfaqësuesit e PS’.

“Ne e kemi bërë të qartë që ditën e parë kur është bërë marrëveshja e janarit për këtë çështje. Kemi vazhduar ta paraqesim në dokumente dhe gjithë diskutimet tona.

Procesi i reformës do të vazhdojë deri në fund dhe kjo është një çështje politike shumë e fortë. Sigurisht që përfaqësuesit e PS nuk e pranojnë këtë sepse nesër duhet të heqin dorë nga çdo lloj titulli që kanë në PS, sepse Edi Rama do t’i masakronte politikisht ditën e nesërme.

Kështu që nuk është kjo çështja. Megjithatë në vazhdojmë përpara dhe ky është një kusht që opozita e ka vënë aty dhe nuk e diskutojmë. Ndërkohë punojmë për të gjetur zgjidhjet në funksion të garantimit të zgjedhjeve.

Virusi i manipulimit të zgjedhjeve për fat të keq është i tillë që duhet ta godasim me shumë ilaçe në të njëjtën kohë. E cila është qeveri tranzitore, është lista ta pamanipulueshme, është goditje nga prokuroria e shit-blerjes së votës, është votimi elektronik, apo një administratë më e pavarur”, tha Bylykbashi në një intervistë për Ora News.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img