Partia Demokratike ka vendosur që të nisë protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila është në muajt e fundit të saj.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha ka njoftuar se protesta e parë do të zhvillohet më 18 shkurt dhe të tjera do e pasojnë. Një nga kauzat e rëndësishme për të cilën do të protestohet janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që sipas kreut të opozitës po rrezikohen nga kryeministri Rama.
Protestat e PD-së do të organizohen vetëm tre muaj përpara se kjo forcë politike, së bashku me partitë e tjera, të nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore.