Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD nis nesër betejën në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit, Logu: KAS-it i paraqitëm fakte të pakundërshtueshme, por ata vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të nisë betejën në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilëson të parregullta.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, thotë se prej 3 javësh Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve fakte të pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit, por që nuk janë marrë parasysh.

Në një postim në rrjetet sociale, Logu shprehet se tashmë do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor që të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat e PD.

Postimi i plotë:

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit:

❌ Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale

❌ +10.003 leje legalizimi

❌ +13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore

❌ 63 milionë euro paga shtesë

❌ 2.5 milionë euro ndihma ekonomike

❌ 1.9 milionë euro “paga lufte”

❌ 125 milionë euro pagesa për tërmetin

❌ 500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit

❌ 83 mijë fletë votimi të pavlefshme

❌ 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote

❌ 910 mijë vjedhje të të dhënave personale

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit.

Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor. Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve.

Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë. Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img