Hapësire reklamuese

Politikë

PD në landfillin e Sharrës, del VIDEO QË NUK U TRANSMETUA KURRË. Punonjësja: Kam punuar me Lulzim Bashën e paguheshim me 30 lekë, pse nuk erdhët atëherë...(DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
Punonjesit e Sharres debate me perfaqesuesit e PD

Partia Demokratike me anë të 2 zyrtarëve të saj, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, ditën e sotme ishte në landfillin e Sharrës, por përmes një video tregoi se ata nuk ishin lejuar të bënin një denoncim.

Por video e puiblikuar nga Partia Demokratike nuk ka qenë e plotë, pasi është fshirë një pjesë ku punëtorët akuzonin kreun e Pd, Lulzim Basha se në kohën e tij punonin me 30 lekë.

Punonjësit e lanfillit i janë drejtuar Këlliçit dhe Zhupës me fjalët: “Ku ishit ju kur punonim ne me 30 lekë në kohën e Lulzim Bashës”?

Me videon e publikuar vetë nga PD, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa kanë bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, me pretendimin se nuk u lejuan të denonconin një aferë që po bëhet kundër interesit publik.

DEBATI:

Punonjësi 1:
Ku ka qenë partia juaj?
Punonjësja 2: Kur ishte me 30 lekë, pse nuk erdhe ti këtu me na qa hallin ne?
Punonjësja 3: Një sekondë, një sekondë. Po më thua që është nga atje këtu, por unë e kam patur në derë të shtëpisë ama. Ju jeni qelbësira, 30 lekë jam paguar.
Ina Zhupa: A ke punuar me Ardit Gjoklajn?
Punonjësja 3: Kam punuar me Lulzim Bashën, atje kemi punuar, me 30 lekë jemi paguar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu