Hapësire reklamuese

Politikë

PD-Metës: Interpelancë me Ramën për dhunën ndaj studentëve

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike do dorëzojë në Kuvend një kërkesë ku i bën të ditur Metës se ka nevojë për  një interpelancë urgjente të kryeministrit Edi Rama për të dhënë përgjigje rreth dhunës së ushtruar ndaj studentëve të mjekësisë, që prej 3 ditësh ishin në grevë urie.

Sipas PD-së, Rama duhet të japë llogari urgjente në lidhje me situatën, e cila sipas tyre nuk mund të neglizhohet. Kërkesa për interpelancë, drejtuar kreut të Kuvendit, është nënshkruar nga 7 deputetë të opozitës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, dy ditë më parë e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si dhunues të të drejtave themelore të njeriut. Basha u shpreh se oferta e vetme e Ramës është dhuna dhe ka kërkuar nga efektivët e policisë të mos përlyejnë më tej uniformën, me urdhërat politike të qeverisë.

Kreu i opozitës ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që të mos rrijë duarkryq përpara veprave kriminale, por të nisë menjëherë hetimet, ndërsa ka paralajmëruar se dhunuesit do të japin llogari përpara ligjit.

“U bëj thirrje efektivëve të policisë të mos përlyejnë më tej uniformën, të mos zbatojnë verbërisht urdhërat politike për dhunimin e qytetarëve dhe të rinjve që po kërkojnë të drejta ekonomike e drejtësi në arsim! Për çdo shkelje dhe dhunim do japin llogari para ligjit! I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës, mos të rrije duarkryq para këtyre veprave kriminale por të nise menjëhere hetimet për shkelësit e ligjit dhe urdhëruesit e tyre. Mosveprimi i institucioneve kur dhunohen të drejtat dhe liritë themelore shkatërron nga themelet besimin dhe respektin per to.’’, shkruante Basha në ‘’Facebook’’.

40 studentë të mjekësisë, që u janë transferuar studimet nga privati ishin duke bërë grevë urie në ambjentet e fakultetit të mjekësisë por janë nxjerrë me dhunë nga policia. Studentët dënuan aktin e policisë dhe kërcënuan me bojkot sezonin e provimeve dhe leksioneve në rast se nuk miratohet ulja e tarifave të studimeve, në nivelin e tarifës që paguajnë studentët që kanë qenë në publik. Këshilli Studentor, që ka qenë kundër kësaj greve, tha se studentët janë të nxitur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese