Partia Demokratike mbush sot 27 vjet nga themelimi i saj. Ndërsa kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë demokratët.
“Forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë”, është shprehur Basha. Ndërsa u bëri ftesë të gjithë mbështetësve, militantëve dhe anëtarëve të PD që të mblidhen në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve.
Postimi i plotë:
Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.