Hapësire reklamuese

Politikë

PD mblidhet të dielën, grupimi “Për PD” kundër Bashës dhe Bardhit: Këshilli dhe Kryesia s’janë vegla të kryetarit dhe sekretarit personal

Shkruar nga Newsbomb
PD mblidhet të dielën, grupimi “Për PD” kundër

Grupimi “Për PD” i përbërë nga anëtar të Kryesisë së PD, të Këshillit Kombëtar dhe anëtarë të thjeshtë që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, përmes një deklarate për mediat dalin kundës një SMS-je të Gazment Bardhit.

Ky i fundit, dje në mbrëmje u ka dërguar një mesazh anëtarë të Kryesisë dhe i ka njoftuar që të marrin masa dhe të parqiten ditën e dielë, më 16 Maj, në selinë e PD pasi ka mbledhje me rend ditë ““Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Por, sipas grupimit “Për PD”, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar nuk janë vegla të kryetarit dhe nuk mund t’iu komunikohen vendimet “nëpërmjet sekretareve personal të Kryetarit.”

Deklaratë e grupimit “Për PD”

Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit te brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak t'u komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretareve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit, por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokrateve dhe jo Kryetarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll