Partia Demokratike ka mbledhur këtë pasdite Këshillin Kombëtar në selinë blu, ku do të diskutohen zhvillimet brenda kësaj force politike.
Në fjalën e tij, kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje indirekte me Rusinë.
Ish-kryeministri gjithashtu ngriti shqetësimin, sipas tij për mbrojtjen që Rama po i bën Vuçiçit në samitet dhe takimet botërore.
Berisha: Kjo mbledhje e Këshillit bëhet në një moment kritik për vendin dhe shqiptarët. Rama çdo javë, muaj zhytet më thellë në vasalitetin e plotë ndaj presidenit Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. Nëse ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit, shikoni se njeriun më të mbrojtur dhe më të cituar në rajon dhe botë, në fjalimet e Ramës, do të gjeni Vuçiçin.
Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar luftën e Putinit, duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e saksioneve si një kërkesë të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin. Parambrotjes që i bën Rama, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës, shkelmimi që ai i bën interesave kombëtare.
Edi Rama në mënyrë absolutisht antishqiptare dhe çnjerëzore, u thotë shqiptarëve dhe botës, se unë nuk bie dakord me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës. Me këtë kërkesë, alibi ai mbulon të gjitha shërbimet, avokatinë që i bën Beogradit. Me Ballkanin e hapur mbron këtë politikë. Rama në qëndrimin ndaj Vuçiç dhe Beogadit, shkelmon mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve.