Demokratët kanë pasur një vit me debate të “nxehta” mes vetes, por kjo nuk i ka penguar që të mblidhen bashkë për festat e fundvitit.
Ishte ideja e deputetit të PD, Xhelal Mziu që ftoi dhe organizoi një drekë të përbashkët për festat e fundviti. Ftesë që i janë përgjigjur pozitivisht deputetët e të dy grupeve, të Berishës dhe të Alibeajt.
Siç shihet edhe nga foto e mëposhtme në këtë drekë merr pjesë Sali Berisha, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe shumë të tjerë.
Mësohet se në këtë drekë që mund të jetë edhe një shpresë për bashkimin e PD, mungojnë 15 deputetë, mes tyre vetë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha.