Hapësire reklamuese

Politikë

PD kundër Buxhetit 2022: Nuk është për qytetarët, por për njerëzit e Ramës! Borxhi merret për koncesionet, jo për pensionet

Shkruar nga Newsbomb
PD kundër Buxhetit 2022: Nuk është për qytetarët, por

Partia Demokratike do të votojë kundër Buxhetit të vitit 2022 që po diskutohet në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi, është shprehur se  ky buxhet nuk parashikon mbështetje për qytetarët por për "njerëzit e Ramës".

"Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet", tha Bardhi ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Gaz Bardhit:

As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrit taksat dhe çmime për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet.

Shtatë koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë shqiptarëve 2 miliardë dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.