Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

PD kërkon ndalimin me ligj të filmave të diktaturës, shembjen e lapidarëve me simbole komuniste

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike kërkon ndalimin me ligj të filmave, këngëve dhe simboleve të tjera të diktaturës komuniste, si pjesë e dekomunistizimit.

Një nga pikat që trajtohet në këtë projekt-ligj të depozituar në Kuvend, është propaganda e periudhës komuniste në forma të ndryshme që sipas demokratëve nuk duhet të shfaqen më.

“Propagandë për regjimin totalitar komunist” është çdo akt propagande, i kryer me çdo mjet, që mohon, minimizon në mënyrë të ndjeshme, miraton ose justifikon natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist, të veprimtarisë së PPSH dhe të organeve të diktaturës komuniste”, thuhet në një nga pikat e draftit, raporton “A2”.

Por në rastin kur elementët e komunizmit janë të trupëzuar, si në rastin e lapidarëve, kërkohet shembja ose transformimi i tyre brenda tre muajve nga konstatimi.

“Në rastin, kur këto simbole janë të trupëzuara me sende të paluajtshme, atëherë institucioni përgjegjës për administrimin e sendit të paluajtshëm, brenda 3 muajve nga konstatimi, merr masat e duhura për eliminimin e tyre ose nëse është rasti për transformimin fizik në atë masë që simboli i transformuar të mos shërbejë për qëllime të propagandës së regjimit totalit komunist”, thuhet në draft.

Më shumë


spot_img









spot_img