Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

PD kërkon arrestimin e tij për tenderin e uniformave të Policisë, flet Plarent Ndrecaj: S’kam hedhur firmë, ndjeva keqardhje…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Plarent Ndreca mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerën mbi 2.8 miliardë lekë.

SPAK firmosi të shtunën urdhër-arrestin për 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, nën akuzë për shkeljen në barazi dhe pjesëmarrje në tendera. Në lidhje me këtë ka folur edhe Ndreca, i cili ka shprehur keqardhjen për arrestimet, teksa ka theksuar se sekretari dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sandër Lleshaj nuk kanë hedhur asnjë firmë në lidhje me tenderin.

“Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funskionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor është një akt që duhet përshëndetur. Duhet të jemi të përmbajtur në deklarimet publike dhe mediatike, për të mos krijuar presion tek asnjëra nga palët në proces. Nga pikëpamja kushtetuese ata persona janë ende të pafajshëm”, tha Plarent Ndreca për Breaking.

Gazetarja e ka pyetur Ndrecën nëse bëhet tenderi pa firmën e ministrit apo sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa ai është përgjigjur “po”.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: A bëhet tenderi pa firmën e ministrit apo sekretarit të Përgjithshëm?

Ndreca: Patjetër që bëhet. Agjencia është e pavarur. Është një cikël i mbyllur.

Gazetarja: PD iu përmend edhe ju, edhe ministrin e brendshëm.

Ndreca: PD nuk di t’i lexojë rezultatet e zgjedhjeve. Vazhdon me historitë me karakter krejtësisht politik. Të njëjtën gjë bëri edhe Alibeaj, që fatkeqësisht është edhe jurist. Vazhdojnë me metodën e vjetër. Qytetarët janë të ngopur me këto deklarime.

Ndreca u shpreh se kishte dijeni për tenderin, por jo për çdo hap procedurial.

Kujtojmë që ditën e djeshme edhe Lleshaj në një intervistë tha se ministri nuk ka pasur asnjë rol në këtë tender.

Më shumë

spot_img
spot_img