Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

PD kërkoi të hetohej si i DËNUAR për prostitucion në Itali, REAGON kryebashkiaku Fredi Kokoneshi: Jam i pastër, ja pse i bëjnë këto shpifje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar i PD, për verifikimin e figurës së tij, të cilët e akuzojnë si të përfshirë në trafikun e qënieve njerëzore dhe prostitucion në Itali.

Ai u shpreh në një lidhje telefonike me “Faxneës” se akuzat e ngrit]ura ndaj tij janë shpifje nga ana e opozitës, ndërsa shtoi se dosja e tij është e pastër dhe se është hetuar më herët nga Prokuroria.

Sipas tij e gjitha kjo bëhet, pasi ai nuk ka lejuar grabitjrn e pronave në bregdetin e Divjakës.

Kokoneshi: Në lidhje me kërkesën e PD unë jam verifikuar nga prokuroria e përgjithshm dhe dosja ime është e pastër, nuk ka asnjë penalitet dhe jo më perversitet. Kjo bëhet pasi deputetë të PD kanë lidhje me uzurpimin e  pronave në Divjakë. Por unë nuk e lejoj uzurpimin e pronave në Divjakë. Unë kam bërë padi dhe jam në proces gjyqësor për këtë shpifje, i kam denoncuar më herët. Këta çdo emigrant duan ta bëjnë pis. Unë nuk flas pa dokumente. Unë jam i hetuar nga Prokuroria, iu vë në dispozicion edhe dokumentet nga KQZ. Kjo vjen për shkak se kreu i Bashkisë ka vendosur që pronat në zonën e plazhit të mos grabiten. Këta shpifin në mnëyrë më të ulët, në këtë rast kanë bërë autogol.

Më shumë


spot_img








spot_img