Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve, Kolegji Zgjedhor mblidhet për kërkesën e opozitës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike depozitoi dje një kërkesë në Kolegjin Zgjedhor, organi më i lartë për ankimet e zgjedhjeve, dhe kërkonte që 7 anëtarë të kësaj trupe të përjashtoheshin, shkruan newsbomb.al. Sipas PD, këta gjyqtarë kanë refuzuar provat e opozitës.

“Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve e Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgedhore te 25 prillit”, njoftuan dje nga PD.

Ndërkohë, sot Kolegji është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën dhe për të marrë një vendim, pasi PD ka depozituar 9 padi për mos-njohjen e zgjedhjeve, 3 nga të cilat janë shqyrtuar dhe janë rrëzuar. Për mbledhjen e sotme të Kolegjit Zgjedhor ka reaguar dhe përfaqësuesi i PD Marash Logu.

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”, shkruan Logu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img