Hapësire reklamuese

Politikë

PD kërkesë KQZ: Projekti pilot për votimin e numërimin elektronik të realizohet në Fier e Korçë

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht Komisioni Qendror të zgjedhjeve (KQZ) të vendosë votim e numërim elektronik në dy qarqe të Shqipërisë.

Në letrën drejtuar kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, PD ka kërkuar që projekti pilot i votimit elektronik të bëhet në Fier dhe në Korçë.

“Në përgjigje të shkresës tuaj nr.2646 Prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinion i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numurimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë,” shkruan PD në kërkesën e saj.

WhatsApp-Image-2021-01-07-at-11.17.29.jpeg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll