Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD ‘kap mat’ Olta Xhaçkën dhe nxjerr faktet: Ka shkuar me helikopter në Dibër kur ka pasur mbledhje partie, ka shkuar dhe në koncerte me valle popullore

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike nuk dorëzohet dhe pas deklaratës së fundit të Forcave Ajrore, e cila mohon kategorikisht se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin për fushatë.

Përmes ish-deputetes Albana Vokshi, PD me anë të një video denoncon sërish duke nxjerrë faktet, se Xhaçka ka qenë në Dibër për fushatë e jo për ndonjë aktivitet që lidhet me funksionin e saj si Ministre Mbrojtje.

“Ajo është caktuar drejtuese politike e PS për klëtë qark dhe thuajse çdo fundjavë ka shkuar në Dibër në takimet partiake me helikopterin ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes. PD ka publikuar datat kur Xhaçka ka përdorur helikopterin për të bërë fushatë për PS në Dibër. Ajo nëpërmjet palëve të treta e ka mohuar këtë shpërdorim të detyrës dhe abuzmin me fondet publike. Për 2 muaj vajtje-ardhjet e saj me helikopter i kushtojnë popullit shqiptar qindra milionë lekë. 3 tetor Xhaçka ka shkuar në Dibër me helikopter, atë ditë s’ka pasur asgjë që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes. Llogaria në facebook e kryetarit të PS në Dibër e tregon Xhaçkën në asamblenë e PS të zonës. Në 10 tetor Xhaçka përdori helikopterin dhe është postuar një takim tjetër me strukturat e PS në Dibër. Më pas takim me gratë socialiste, për inspektime për tenderat e bashkive, madje helikoperi është përdoorur për të shkuar në koncerte me këngë dhe valle të zonës. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë ndërkohë ministrja përdor helikopterin për arsye personale të panevojshme”, tha Vokshi përmes një video postuar në rrjete sociale.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll