Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD kallzoi në SPAK kreun e Bashkisë Elbasan, Balla: Prokuroria të hetojë! Bashën duam ta shpëtojmë nga bashkëjetesa me LSI

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09b9ac00b61ab146e6389e7fb958620a

PD nëpërmjet Sekretarit Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”.

Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Ndërkohë Balla u shpreh i pashqetësuar dhe i konsideroi akuzat si të pabaza. Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë duke shtuar se puna që o bën kryebashkiaku është një punë ë shkëlqyer.

“Jam gjithmonë i parimit se nëse ke një kërkesë duhet ta adresosh. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe në fund të nxjerrë rezultatet. Gledjan Llatja po bën një punë të shkëlqyer për të vijuar transformimin e Elbasanit. Jam i sigurt që PD do të vijojë me denoncime e baltë, por puna jonë do të vazhdojë. Për gjumë e dini ju kë kemi. Nëse Gaz Bardhi e Lul Basha duan të shpëtojnë nga Sali Berisha, për të mos e futur atë në listë dhe ta bëjnë pjesë të hetimit të SPAK, nuk duhet të lajnë hesapet mes tyre me punët publike të Elbasanit. Nëse brenda PD ka një luftë mes klanit të Bashës dhe vasalëve të tij me Sali Berishësn, këta nuk duhet të lajnë hesapet mes njëri-tjetrit me punët në Elbasan”, tha Balla.

Lidhur me deklaratat e fundit për PD-LSI, Balla tha se partia e Metës është në një proces shkërmoqjeje dhe drejt fundit.

 “LSI është në një proces shkërmoqje për arsye se nuk është parti e ngritur mbi interesa ideologjike apo misioni, vullneti që një grupim njerëzish bëhen bashkë në funksion të çuarjes para të vendit. Përgjigjen më të mirë për rolin e LSI në vend më mirë se Basha nuk e ka thënë askush tjetër, si diçka që të ngjitet pas këpucëve apo për ta çuar për skrap. U zotua para elbasanllinjve që shpk-në e Ilir Metës do ta çonte për skrap dhe siç e ka zakon nuk e çon asnjë punë deri në fund tani jemi koshient që është nevoja ta çojmë për skrap. Është nevoja ta shpëtojmë PD nga një bashkëjetëse e keqe me LSI. Thirrja ime është që çdo votë për PD është kundër Elbasanit dhe interesave, është një votë për Metën dhe LSI. Është koha të vazhdojmë misionin e nisur me Ramën dhe për të çuar para një proces të rëndësishëm transformimi”, tha Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img