Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD kallëzon në SPAK Edi RAMËN dhe drejtorin e POLICISË: Vetë Niko Brahimaj ka ndaluar makinë me armë e para; dy vëllezërit Babaj morën në telefon Kryeministrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama, drejtorin e Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, kandidatin e PS Frrok Gjini dhe dy vëllezërit Babaj, Ilir e Basri Babaj. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat bëri me dije kallëzimin.

“Në krye të skemës kriminale të manipulimit të zgjedhjeve qëndron personalisht Edi Rama. Pjesë e saj janë, drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, kandidati për deputet Frrok Gjini dhe dy vëllezërit Babaj”, tha Bardhi, duke lexuar publikisht emrat e kallëzuar “Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Brahimaj, Ilir Babaj, Basri Babaj, dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar.”

Sipas kallëzimit që Bardhi tha se kanë bërë në SPAK, Basri Babaj është kapur disa ditë para zgjedhjeve me armë dhe para në një makinë të blinduar, por me ndërhyrjen e kryeministrit Rama ai është liruar.

“Basri Babaj është ndaluar dhe është shoqëruar nga drejtori i Policisë Niko Brahimaj, të mërkurën, disa ditë para datës së zgjedhjeve. Në makinë janë gjetur 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash si dhe materiale zgjedhore, e lista të banorëve të zonës. Me ndërhyrjen e Ramës, Basri Babaj është lënë i lirë mesnatën e asaj dite”, deklaroi Gazment Bardhi.

Sipas sekretarit të PD, Edi Rama ka telefonuar vetë vëllezërit Babaj dhe iu ka kërkuar që të vazhdonin të punonin për fitoren e PS në Shkodër.

“Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës. Mënjeherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste”, tha Bardhi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img