Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“PD, jo me këmbë tek e shkuara”, Paloka i përgjigjet Yuri Kim: Ne shohim nga e ardhmja, por jo duke “shkelmuar” të kaluarën!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj thirrjes së ambasadores së SHBA ,Yuri Kim e cila tha se PD-ja duhet të shohë nga e ardhmja pa një këmbë të ngecur në të shkuarën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur disa arritje të kësaj force politike, të cilat sipas tij nuk mund të harrohen dhe duke bërë që çdo demokrat të ndihet krenar.

“E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

E shkuara” e PD eshte histori suksesi , krenarie dhe lavdie per gjithe shqiptaret…!

E shkuara e PD eshte permbysja e komunizmit dhe hapja e rruges per demokraci!

E shkuara e PD eshte fitorja e pluralizmit ne Shqiperi.

E shkuara e PD eshte largimi i Shqiperise nga Lindja dhe rivendosja e mardhenieve me SHBA e partneret tane natyral, Perendimin!

E shkuara e PD eshte vendosja e ekonomise se tregut dhe lirise se biznesit ne Shqiperi!

E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.

E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!

E shkuara e PD jane keto dhe shume te tjera per te cilat jo vetem demokratet por dhe shqiptaret duhet te ndjehen krenare!

Prandaj ne demokratet jemi dhe shpresa e shqiptareve per te ardhmen sepse kemi pas nje histori te lavdishme nderkohe qe kundershtaret tane, ata qe qeverisin sot , kane nje te shkuar te zeze dhe nje te tashme po aq te zeze per shqiptaret!

Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img